Lidhje

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë


Zyrtarët rusë thanë sot se forcat e sigurisë vranë dy militantë të dyshuar dhe arrestuan një tjetër, në një operacion të posaçëm pranë Moskës. Ata me sa duket po planifikonin nje sulm terrorist ne kryeqytetin rus.

Komisioni Kombëtar i Anti-terrorizmit tha se operacioni u zhvillua në qytetin Orekhovo-Zuyevo në rajonin e Moskës dhe se militantët hapën zjarr pasi ata u urdhëruan që të dorëzoheshin. Një oficer i operacioneve speciale u plagos lehtë.

Komisioni i identifikoi të dyshuarit si qytetarë ruse dhe tha se ishin stërvitur në rajonin “e Afganistanit dhe Pakistanit” në përgatitje për një sulm terrorist në Moskë.

Kremlini tha se presidenti President Vladimir Putin ishte informuar për të dyja planet dhe për rezultatet e operacionit.
XS
SM
MD
LG