Lidhje

Rusia zhvillon manovra ushtarake në Tokë dhe det


Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot një kontroll të menjëhershëm të gatishmërisë së forcave të armatosura në rajonet jugore dhe perëndimore të vendit, që janë duke zhvilluar manovra ushtarake.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se manovrat e planifikuara të zgjasin deri në fund të muajit, janë zhvilluar në përgatitje për një operacion ushtarak në shkallë në gjerë, që është në plan të fillojë në 1 shtator.

Rusia ka zhvilluar vazhdimisht manovra ushtarake të papalarajmëruara pas keqësimit të marrëdhënieve me Parëndimdin për shkak të krizës së Ukraninës. Moska vazhimisht ka kritikuar atë që ajo i cilëson grumbullim të forcave të NATO-s pranë kufirit me Rusinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG