Lidhje

Rusia, deklarata kontradiktore për NATO-n


Një zyrtar i lartë rus tha se Moska nuk po kërkon konfrontim me NATO-n.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi sot se zëvendës ministri i Mbrojtjes Anatoly Antonov e deklaroi këtë qëndrim në një takim informimi me atashetë e huaj të mbrojtjes në Moskë.

Ai tha se Rusia është në favor të bashkëpunimit dhe se Rusia nuk synon të sulmojë askënd.

Megjithatë, ambasadori rus në Danimarkë komentoi në një gazetë se anijet daneze do të viheshin në shënjestrën ruse nëse vendi bëhet pjesë e sistemit të NATO-s për mbrojtjen nga raketat.

XS
SM
MD
LG