Lidhje

Moskë: Marshim në dyvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të opozitës, Nemtsov


Mijëra rusë po marshojnë në Moskë për të shënuar dyvjetorin e vdekjes së udhëheqësit të opozitës, Boris Nemtsov, që u vra para Kremlinit.

Marshuesit mbanin flamuj rusë dhe pankarta me citime nga Nemtsov, përfshirë “Rusia do të jetë e lire”.

Nemstov ishte kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin dhe anëtarë të opozitës fajësojnë qeverinë për vrasjen.

Kremlini ka mohuar të ketë rol në vrasjen e zotit Nemtsov.

Pesë të dyshuar, të gjithë çeçenë dolën në gjyq në tetor në lidhje me vrasjen.

XS
SM
MD
LG