Lidhje

Putin nënshkuan një ligj të ri për tradhëtinë


Kritikët thonë se ligji i jep qeverisë autoritet më të gjërë të cilësojë dikë tradhëtar

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkuar një ligj të ri që zgjeron përkufizimin e tradhëtisë ndaj vendit, një lëvizje që kritikët thonë se i jep qeverisë autoritet më të gjërë të cilësojë dikë tradhëtar.

Ligji hyn në efekt sot – megjithë premtimin nga zoti Putin të hënën se do ta rishikonte ligjin.

Legjislacioni i mëparshëm e cilësonte tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihmën ndaj një shteti tjetër duke dëmtuar sigurinë e Rusisë. Ligji i ri do të zbatohet gjithashtu për qytetarët rus që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e zbulimit.

Dënimi maksimal për këdo që gjendet fajtor për tradhëti vazhdon të jetë 20 vjet.

Një ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese tha në një takim të këshillit presidencial të së drejtës të hënën lse igji i ri është aq i gjerë sa që nuk kërkon që autoritetet të provojnë se të dyshuarit kanë dëmtuar sigurinë shtetërore.

Grupet e të drejtave, duke përfshirë edhe Human Rights Watch, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton kanë shprehur shqetësim në lidhje me keqpërdorimin e mundshëm të ligjit të propozuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG