Lidhje

Rritje e prodhimit rus të naftës


Prodhimi për vitin 2012 arriti nivelin më të lartë pas periudhës sovjetike

Prodhimi rus i naftës për vitin 2012 arriti nivelin më të lartë pas periudhës sovjetike.

Të dhënat nga ministria ruse e energjisë në Moskë tregojnë se prodhimi i naftës dhe gazit u rrit të paktën një përqind vitin e kaluar duke arritur rrekordin e ri 10 presje 4 milion fuçi në ditë.

Prodhimi i tanishëm e kalon atë të Arabisë Saudite dhe i siguron Rusisë pozicionin si prodhuesja më e madhe e naftës në botë.

Sektori i naftës dhe gazit përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të buxhetit në Rusi. Por qeveria ende po përpiqet ta ndryshojë këtë duke e diversifikuar ekonominë me shpresën për ta zbutur varësinë e Rusisë tek çmimi global i naftës.

XS
SM
MD
LG