Lidhje

Autoritetet ruse, padi ndaj drejtuesit të opozitës


Sergei Udaltsov akuzohet për planifikimin e protestave masive.

Autoritetet ruse thanë se kanë ngritur një çështje penale kundër drejtuesit të opozitës Sergei Udaltsov, duke e akuzuar atë për planifikimin e protestave masive.

Komisioni Hetimor njoftoi sot se padia u hap pasi një dokumentar televiziv në një stacion pro-qeveritar e tregon zotin Udaltsov duke bërë konspiracion me zyrtarët gjeorgjianë për të përmbysur qeverinë ruse.

Komisioni tha se filmi u shqyrtuar dhe në të nuk ka dëshmi të rreme.

Ndërsa u morr nga policia, Udaltsov e quajti veprimin të paligjshëm dhe shtypës duke shtuar se shoqëria nuk do të heshtë.

Hetuesit kontrolluan sot apartamentin e Udaltsovit në Moskë.

Udaltsov ka qenë një figurë e shquar në protestat anti-qeveritare të fundit, por mohon të ketë komplotuar ndonjëherë dhunë.

Komisioni tha gjithashtu se është duke hetuar disa aktivistë të tjerë të opozitës, dhe ky ishte një paralajmërim. Në njoftim thuhet se ata që mendojnë se mund të organizojnë trazira dhe akte të terrorit, pa u ndëshkuar, nënvlerësojnë profesionalizmin e shërbimeve ruse të sigurisë.
XS
SM
MD
LG