Lidhje

Rusi: Del nga pista një avion gjatë zbritjes emergjente


Rusi: Del nga pista një avion gjatë zbritjes emergjente
Rusi: Del nga pista një avion gjatë zbritjes emergjente

Incidenti shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosi 83 të tjerë

Një avion udhëtarësh doli nga pista gjatë një zbritjeje emergjente, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe duke lënduar 83 të tjerë.

Autoritetet thanë se aeroplani i tipit Tupolev-154 i shoqërisë ajrore Dagestan Airlines u ngrit nga një aeroport në rrethinat e Moskës me 176 udhëtarë në bord. Por avioni bëri zbritje emergjente në një aeroport tjetër të Moskës, ku rrëshqiti nga pista dhe u nda në tri pjesë.

Zyrtarët thanë se piloti i avionit, prodhim i viteve 1970 njoftoi se dy nga tre motorët dështuan 80 kilometra nga pikënisja, në një lartësi prej 9.100 metrash, ndërsa i treti dështoi gjatë zbritjes. Avioni kishte për destinacion Mahaç-kallën, kryeqytetin e rajonit të Dagestanit në jug të Rusisë.

XS
SM
MD
LG