Lidhje

Protestë në mbështetje të grupit muzikor rus


Mbështetësit e grupit muzikor rus Pussy Riot protestuan sot përpara katedrales më të madhe të Moskës. Protesta u bë në mbështetje të tre vajzave të këtij grupi, të cilat ndodhen në arrest prej më shumë se pesë muajsh për shkak të një shfaqjeje kundër zotit Putin në këtë Katedrale.

Rreth 20 protestues u mblodhën në shkallët e Katedrales duke mbajtur postera me gërma ku lexohej: "Bekuar qofshin ata që janë të mëshirshëm". Rojet e Katedrales e shpërndanë me forcë protestën dhe konsfiskuan posterat.

Një aktiviste, Anna Tashina, komentoi për gazetarët rreth një orë pas ngjarjes.

Ajo tha se kishte marrë pjesë në protestë, sepse donte që vajzat e burgosura ta dinin se ato nuk janë harruar.

Tre vajzat e grupit të muzikës punk - Nadezhda Tolokonnikova, Maria Alekhina dhe Yekaterina Samutsevich - u arrestuan pas një shfaqjeje të shkurtër në katedrale në shkurt të këtij viti. Gjatë shfaqjes, ato i kërkuan Shën Mërisë ta shpëtojë Rusinë nga Putini, i cili në atë kohë priste të merrte një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Vajzat mund të përballen me deri në shtatë vjet burg nën akuzat për "huliganizëm". "Mendoj se një dënim prej më shumë se 15 ditë për atë që ato bënë nuk është i drejtë," tha Tashina.

Vendimi pritet të shpallet të premten.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG