Lidhje

Kritika ndaj Rusisë për dënimin e grupit muzikor


Rusia po ndeshet me kritika në rritje lidhur me dënimin ndaj pjesëtareve të grupit pank.

Tre vajzat pjesëtare të grupit u dënuan me dy vjet burgim për huliganizëm, në lidhje me protestën e tyre në një katedrale ortodokse.

Një gjykatës e shpalli dënimin dje, duke u bërë shkak për demonstrata në qytete të ndryshme të globit, përfshirë Moskën, Londrën, Parisin dhe Nju Jorkun.

Avokatët mbrojtës të vajzave kanë thënë se kanë në plan ta apelojnë vendimin. Të tria vajzat u arrestuan në mars, pasi kënduan në katedralen kryesore të Moskës, me thirrjet që Shën Maria të çlironte Rusinë nga Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG