Lidhje

Protestë kundër medias shtetërore në Rusi


Më shumë se 10 mijë vetë dolën në Moskë për një tubim anti-Kremlinit për të denoncuar mbulimin nga media shtetërore, sidomos të krizës në Ukrainën fqinje. Në promovimin e linjës së Kremlinit, televizioni shtetëror e ka portretizuar qeverinë e re pro-perëndimore në Ukrainë si një "juntë fashiste" nën kontrollin e qeverisë amerikane dhe e vendosur për të shtypur rusishtfolësit në Ukrainën lindore. Programet në media kanë marrë një ton të ashpër anti-amerikan. Disa nga pjesëmarrësit në demonstratën e së dielës, e quajtën atë një "marshim për të vërtetën" dhe mbanin flamuj ukrainas në ngjyrat blu dhe të verdhë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG