Lidhje

Ukraina dhe rebelët pro-rusë bisedime të reja


Përfaqësues nga Ukraina, Rusia, rebelët pro-rusë dhe të OSBE-së po takohen sot në Bjellorusi për të diskutuar për një marrëveshje mbi krizën në Ukrainë.

Negociatat po përqëndrohen në solidifikimin e armëpushimit të arritur në shtator, që ka patur efekt të pakësimin e luftimeve, tërheqjen e trupave dhe të armatimeve të rënda, shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainën lindore.

Duke folur sot në një mbledhje të kabinetit, kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk i bëri thirrje separatistëve pro-rusë të zbatojnë protokollet e Minskut.

Ukraina dhe aleatët perëndimorë e akuzojnë Moskën për furnizimin e separatistëve pro-rusë me armatime të rënda dhe me njësi të ushtrisë ruse.

Kremlini i mohon këto thënie dhe fajëson forcat ukrainase për situatën.

XS
SM
MD
LG