Lidhje

Rusia shpërfill sanksionet amerikane


Rusia thotë se ka një të drejtë historike mbi Krimenë dhe po shpërfill sanskionet e reja amerikane ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të këtij territori.

Ministria e jashtme ruse tha sot se sanksionet nuk do ta detyrojnë Rusinë që të heqë dorë nga Krimea sepse Krimea është një “pjesë historike dhe e pandashme e Rusisë”.

Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur një ndalim të gjerë tregëtie ndaj Krimesë së aneksuar nga Rusia, përmes një urdhri ekzekutiv që ndalon eksportet e mallrave dhe shërbimeve të rëndësishme amerikane dhe bllokon importet nga Krimea.

Shtëpia e Bardhë thotë se këto veprime kanë si qëllim që të demonstrojnë se se Uashingtoni “nuk do ta pranojë pushtimin rus” të Krimesë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG