Lidhje

JP Morgan bllokon një transaksion financiar rus


Rusia ka akuzuar gjigandin bankar amerikan JP Morgan për bllokim të paligjshëm të një transferimi parash mes ambasadës ruse në Kazakistan dhe një kompanie ruse.

Ministria e Jashtme ruse e quajti masën e bankës amerikane si "të papranueshme, të paligjshme dhe absurde" dhe paralajmëroi se bllokimi i transferimit të parave do të "ketë pasoja" për ambasadën amerikane në Rusi.

Ministria e Jashtme ruse e lidhi bllokimin e transaksionit financiar me sanksionet amerikane të vendosura ndaj Moskës për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë dhe ata të bankës JP Morgan nuk kanë bërë komente për këtë ngjarje.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara dje miratoi sanksionet e shpallura nga Presidenti Barak Obama muajin e kaluar, së bashku me një masë për t’i dhënë qeverisë së Kievit 1 miliard dollarë në hua të garantuara.

Shtëpia e Bardhë përshëndeti miratimin sanksioneve dhe huasë nga ana e kongresit, duke thënë se ndihma financiare është një mbështetje e rëndësishme për Ukrainën.
XS
SM
MD
LG