Lidhje

Rusia, jo mbështetje për Stacionin e Hapësirës


Rusia thotë se do të tërheqë mbështetjen për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës deri në fund të dekadës, në përgjigje të sanksioneve amerikane kundër Moskës për aneksimin gadishullit ukrainas të Krimesë.

Zëvendës kryeministri rus Dimitri Rogozin dje njoftoi masën, duke thënë se Kremlini do të ndalojë Shtetet e Bashkuara të përdorin sistemin satelitor të navigimit, GPS, në territoret ruse duke filluar në muajin qershor. Përveç kësaj, zëvendës kryeministri Rogozin tha se Moska do ta ndalojë Uashingtonin nga përdorimi i motorëve rusë të raketave që shfrytëzohen nga Shtetet e Bashkuara për nisjen e satelitëve ushtarakë në hapësirë.
Sanksionet fundit ruse vijnë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vendosën të mohojnë licencat e eksportit për artikujtë e teknologjisë së lartë që mund të ndihmojnë ushtrinë e Rusisë.

Pas refuzimit të një kërkese të Shteteve të Bashkuara për të zgjatur përdorimin e stacionit të hapësirës deri në vitin 2024, zëvendës kryeministri Rogozin e quajit Uashingtonin "një partner të pasigurt i cili politizon çdo gjë".

Anijet ruse të hapësirës, Sojuz kanë dërguar të gjithë astronautët në stacionin e hapësirës që nga viti 2011, kur Shtetet e Bashkuara i dhanë fund projektit të tyre të anijeve të hapësirës.
XS
SM
MD
LG