Lidhje

Rusia kundër propozimit amerikan për armëpushim


Rusia njoftoi se do të mbështeste një armëpushim 48-orësh në qytetin sirian Aleppo, por jo një armëpushim afatgjatë, siç u propozua nga Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, u shpreh se një armëpushim për një periudhë një javore do t’u jepte kohë militantëve të riorganizoheshin dhe të merrnin furnizime të reja.

Komentet e tij u bënë një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i tha homologut të tij rus Sergei Lavrov, se Uashingtoni po përgatitet të ndërpresë shkëmbimet dypalëshe me Rusinë për çështjen e Sirisë, nëse Moska nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund sulmit ndaj qytetit Aleppo dhe për të rikthyer armëpushimin, për të cilin u ra dakort më datë 9 shtator.

Të dyja vendet kanë provuar shpesh gjatë konfliktit pesëvjeçar në Siri të ushtrojnë influencën e tyre me palët kundërshtare drejt bisedimeve për paqe dhe marrëveshjeve të armëpushimit. Por, siç ndodhi me marrëveshjen e fundit për qytetin Aleppo, këto marrëveshje janë shkelur dhe luftimet kanë vazhduar.

XS
SM
MD
LG