Lidhje

Rusia mund të ketë furnizuar Talebanët me armatime


Disa ditë pas sulmit të ashpër të Talebanëve ndaj një baze ushtarake afgane, zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë nuk po i hedhin poshtë njoftimet se Rusia mund ta ketë furnizuar me armë grupin kryengritës.

Gjatë vizitës në Kabul të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Rusia po zgjedh të jetë një konkurent stategjik në disa fusha, përfshi Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

“Do angazhohemi me Rusinë në diplomaci, ku të jetë e mundur, por do të duhet të përballemi me ato veprime të Moskës që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare ose mohimin e sovranitetit të disa vendeve të tjera. Përshembull, çdo armë e trafikuar këtu nga një vend i huaj do të binte ndesh me ligjin ndërkombëtar. Furnizimet e ligjshma janë ato përmes qeverisë së Afganistanit, për forcat e saj ushtarake.”

Sekretari Mattis ishte në Afganistan disa ditë pasi 10 forca Talebane vranë të paktën 140 persona në sulmin më të përgjakshëm të kryengritësve ndaj një baze ushtarake afgane në 16 vite.

Militantët ishin veshur me uniforma të ushtrisë afgane kur mbërritën në zyrat kryesore rajonale në bazën ushtarake në kryeqytetin Mazar-i-Sharif të provincës Balkh.

Sekretari Mattis shkoi në Afganistan ndërsa presidenti amerikan ka urdhëruar rishikimin e politikës amerikane për atë vend. Po ashtu, presidenti Ghani ka në plan të njoftojë një plan katë vjeçar sigurie për Afganistanin gjatë javëve në vijim. Në plan pritet të përfshihen edhe elemente të tillë si 200 helikopterë dhe mjete të tjera ajrore për forcat afgane si dhe dyfishimi i forcave të sigurisë, sipas zyrtarëve amerikanë dhe afganas që kanë njohuri mbi diskutimet për planin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG