Lidhje

Rusia nderon ambasadorin e vrarë në Turqi


Rusia mbajti të enjten në Ministrinë e Jashtme në Moskë një ceremoni për nder të ambasadorit që u vra në Turqi.

Një oficer policie që nuk ishte në detyrë, hapi zjarr ndaj Ambasadorit Andrei Karlov të hënën në Ankara. Arkivoli i zotit Karlov u rrethua nga kurorat dhe garda ushtarake e nderit, ndërsa vizitorët u shprehnin ngushëllimet familjarëve.

Mes autoriteteve pjesëmarrëse, ishin Presidenti Vladimir Putin, Kryeministri Dmitry Medvedev dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se vrasja ishte kryer “pa dyshim” nga një anëtar i rrjetit të klerikut mysliman, Fethullah Gulen.

"Nuk është sekret që ai ishte anëtar i grupit të Gulenit”, tha zoti Erdogan në një Konferencë për shtyp të mërkurën.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i tha Sekretarit të Shtetit John Kerry se në një telefonatë këtë javë se se Turqia beson se vrasësi është I lidhur me Gulenin, që jeton në Shtetet e Bashkuara dhe që është akuzuar edhe për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.

Por konferenca e shtypit të mërkurën ishte hera e parë që Presidenti e bëri publikisht një pretendim të tillë.

Zoti Gulen e dënoi sulmin më herët këtë javë dhe Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë sugjerimet që i quajtën “absolutisht qesharake” sipas së cilave ishin të përfshira ose kishin mbështetur vrajsen, për shkak të pranisë së Gulenit në Shtetet e Bashkuara.

Rusia tha po të mërkurën se është shumë herët për të nxjerrë përfundime për vrasësin.

Autori është identifikuar si 22 vjeçari Mevlut Mert Altintas.

XS
SM
MD
LG