Lidhje

Rusi -Turqi, takim i shefave të ushtrisë


Shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të Rusisë dhe Turqisë u takuan sot në Ankara.

Gjenerali rus Valery Gerasimov dhe ai turk Hulusi Akar u takuan në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë pas ceremonisë së mirëseardhjes.

Mediat turke thanë se ata pritej të diskutonin për zhvillimet e fundit në Siri dhe për bashkëpunimin dypalësh.

Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës u keqësuan gjatë një periudhe shtatëmujore, pas rrëzimit nga Turqia të një bombarduesi rus në muajin nëntor.

Keqësimi erdhi ndërkohë që shtoheshin tensionet rreth Sirisë, ku Rusia dhe Turqia mbështesnin palë kundërshtare në konflikt.

Marrëdhëniet u përmirësuan shpejt pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në mes të korrikut.

XS
SM
MD
LG