Lidhje

Parlamenti ukrainas zgjat afatin për bazën ruse në Detin e Zi


Bombë tymuese në parlamentin ukrainas
Bombë tymuese në parlamentin ukrainas

Parlamenti ukrainas u përfshi nga kaosi pasi votoi për ratifikimin e marrëveshjes që i zgjat Rusisë kontratën për bazën e marinës në Detin e Zi.

Alarmet e zjarrit filluan të bien pasi ligjvënësit e opozitës hodhën bomba tymi dhe vezë kundër kryetarit të parlamentit Volodimir Litvin, i cili u detyrua të fshihej pas çadrave.

Disa mijëra vetë protestuan jashtë parlamentit ndaj marrëveshjes që lejon Rusinë të ruajë kontrollin e bazës në qytetin port ukrainas të Sevastopolit.

Pavarësisht nga skenat kaotike, marrëveshja u miratua me 236 vota pro në parlamentin ukrainas prej 450 vendesh. Dhoma e ulët e parlamentit e ratifikoi marrëveshjen sot.

Marrëveshja e zgjat kontratën e Rusisë deri në vitin 2042. Rusia nga ana e saj do ta ulë çmimin e gazit natyror për importet ukrainase me 30 për qind për dhjetë vitet e ardhshme.

XS
SM
MD
LG