Lidhje

Takim në Bjellorusi mes Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se bisedimet sot në Bjellorusi do të përqëndrohen tek një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte në Ukrainë. Takimi në Minsk përfshin përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

"Nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake. Ne jemi për një rezolutë ekskluzivisht paqësore të krizës më të vështirë, të kësaj tragjedie. Çdo gjë që bëjmë synon të nxisë një qasje politike. Por për fat të keq, kolegët tanë perëndimorë, janë të verbër ndaj kësaj situate për mendimin tim, dhe absolutisht çdo gjë që autoritetet aktuale të Kievit deklarojnë merr mbështetjen e Perëndimit," tha ministri i Jashtëm rus.

Bisedimet në Minsk vijnë një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për bisedime thelbësore për formimin e një shteti në Ukrainën juglindore. Ai tha në televizionin shtetëror se kjo lëvizje është e nevojshme për të mbrojtur interesat legjitime të njerëzve që jetojnë në rajon.

Aleanca e NATOs llogarit se të paktën 1 mijë trupa ruse janë tani brenda në Ukrainë dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar që Rusia të tërheqë menjëherë forcat e saj nga vendi. Rusia ka mohuar vazhdimisht të ketë trupa në Ukrainë

Takimi në Minsk përfshin përfaqësues nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Nuk është e qartë nëse separatistët pro-rusë do të marrin pjesë në bisedime.

XS
SM
MD
LG