Lidhje

Qeveria ruse reagon për ngjarjet në Ukrainë


Pas disa ditë heshtjeje relative, qeveria ruse reagoi sot për ngjarjet në Ukrainë. Kryeministri i Rusisë vuri në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë së përkohshme në Kiev, ndërkohë që ministria e Jashtme ngriti akuzën se ndaj kundërshtarëve të qeverisë së re po përdoren metoda "diktatoriale" dhe "terroriste".

Duke iu referuar forcave që larguan Viktor Janukoviçin si president të Ukrainës, Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, u tha gazetarëve në Moskë se qeveria ruse nuk ka se me cilin të komunikojë në Ukrainë. Ai e quajti largimin e zotit Janukoviç në thelb "një rebelim të armatosur."

Ministria e Jashtme e Rusisë u bëri jehonë komenteve, duke i përshkruar ngjarjet e fundit në Ukrainë si një konfrontim të armatosur në mes të "banditëve militantë," siç i quante, ajo dhe njësive të zbatimit të ligjit që përpiqeshin të mbronin civilët. Ministria u bënte thirrje ukrainasve t'u rezistojnë atyre që ajo i quan "ekstremistë që kërkojnë pushtet."

Ajo akuzonte parlamentin e Ukrainës për marrjen e masave që kanë për qëllim të cenojnë të drejtat e rusëve dhe pakicave të tjera etnike.

Moska tha gjithashtu se autoritetet e reja ukrainase janë duke u përpjekur për ndalimin e gjuhës ruse.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG