Lidhje

Lidhjet me Rusinë: Qëndrime të ndryshme në Kongres mbi mënyrën e hetimit


Ndihmësit e presidentit Donald Trump vazhdojnë të mbrojnë reagimet e tij në Twitter, ku akuzon ish presidentin Obama për përgjim të telefonave të kullës Trump gjatë fushatës presidenciale. Zoti Obama i ka mohuar pretendimet po kështu edhe ish-drejtori i zbulimit kombëtar James Clapper. Akuzat e zotit Trump përbëjnë një tjetër zhvillim në një sagë të tejzgjatur pyetjesh pa përgjigje, mbi lidhjet e njerëzve të fushatës së zotit Trump me zyrtarë rusë në zgjedhjet e fundit.

Presidenti Trump befasoi dje me shfaqjen e tij një grup turistësh në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa rifilluan turet publike për herë të parë pas disa javësh.

Por në dhomën e konferencave për shtyp, zëdhënësi i tij Sean Spicer doli në mbrotje të reagimit të presidentit në Twitter ku akuzonte ish-presidentin Barack Obama për përgjim të telefonave të kullës Trump.

Zoti Spicer u pyet nëse egzistojnë prova që mbështesin pretendimet e presidentit Trump.

Mendoj se mënyra më e zgjuar për të diskutuar dhe trajtuar situatën është të pyeten përfaqësuesit e komiteteve të zbulimit në kongres, të cilët tashmë janë në proces të shqyrtimit të kësaj çështjeje si dhe po shohin burime të tjera të rrjedhjes së informacionit”.

Zoti Obama si dhe ish-drejtori i i zbulimit kombëtar James Clapper i kanë mohuar pohimet e zotit Trump.

Kulla Trump nuk është përgjuar gjatë fushatës nga asnjë strukturë e komunitetit kombëtar të zbulimit”.

Presidenti ka kërkuar hetim të pretendimeve të tij që përfshijnë ish presidentin. Por siç thotë analisti ligjor Alan Morris mbi këtë çështje janë ngritur shumë pyetje.

Pyetja e parë nuk është ligjore, është faktike. A ka një bazë për të? Deri tani nuk patur asnjë provë përveç dyshimeve. Por dyshimet nuk janë të mjaftueshme për të nisur një hetim.

Komisionet e çështjeve zbulimit në Kongres dhe FBI-ja kanë nisur të hetojnë mbi lidhjet e mundshme mes njerëzve të fushatës së zotit Trump dhe qeverisë ruse.

Por demokratët, përfshirë senatoren Dianne Feinstein, janë për një hetim të gjerë dhe të pavarur.

Është jetike që amerikanët të kenë besim tek ky hetim, që të mos ketë qoftë dhe një shfaqje në dukje të konfliktit të interesit apo ndikimit politik”.

Sipas senatorit republikan Chuck Grassley është shumë herët për një gjë të tillë.

Ka periudha kur këshillat e veçanta janë të duhurat, por tani për tani është ende herët për t’a thënë”.

Polemikat lidhur me Rusinë janë shdërruar në një pengesë të madhe politike për Shtëpinë e Bardhë, kjo edhe falë përdorimit të vazhdueshëm të Twitterit nga presidenti thotë hartuesi i politikave republikane John Feehery.

“Nuk e kam ende të qartë nëse kjo është pjesë e një strategjie të bashkërenduar apo tregon se ky është Trumpi në të vertetë. Nuk është e qartë nëse ai do të qetësohet apo kjo do të jetë e reja normale, me të cilën ne duhet të mësohemi”.

Ndërkohë zyrtarët në Uashington do të ndjekin nga afër deklaratat që vijnë si nga Shtëpia e Bardhë ashtu edhe nga llogaria e Presidentit Trump në Twitter.

XS
SM
MD
LG