Lidhje

Rusia e pakënaqur nga niveli i plotësimit të detyrimeve amerikane për armët strategjike


Rusia e pakënaqur nga niveli i plotësimit të detyrimeve amerikane për armët strategjike
Rusia e pakënaqur nga niveli i plotësimit të detyrimeve amerikane për armët strategjike

Rusia thotë se është e pakënaqur me nivelin e plotësimit të detyrimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara në bazë të traktatit për pakësimin e armëve.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti, Ministria e Jashtme ruse tha sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë garanci se disa nga raketa-hedhësit dhe bombarduesit e saj bërthamorë, që janë konvertuar për të akomoduar armët konvencionale, nuk mund të përpunohen për të përdorur përsëri armë bërthamore.

Moska tha gjithashtu se autoritetet amerikane nuk ndalën rrjedhjen e informacionit për materiale radioaktive dhe për armë bërthamore. Ajo përmendi veçanërisht një rast në vitin 2006 kur policia zbuloi se informacione nga një laborator studimesh bërthamore në Los Alamos të Nju Meksikos i ishte dhënë një grupi kriminal kontrabande droge.

Ministria e Jashtme tha se këto çështje janë kundër kushteve të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike. Shtetet e Bashkuara nuk kanë reaguar ende.

XS
SM
MD
LG