Lidhje

Moska kërkon ndalimin e programeve të USAID-it


USAID ka punuar në Rusi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik 20 vjet më parë

Rusia po akuzon Shtetet e Bashkuara se po përdorin agjencinë e tyre të ndihmave në Moskë të ndikojë në politikën ruse. Akuzat vijnë një ditë pasi Uashingtoni njoftoi se do të plotësojë kërkesën e Moskës që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar të mbyll veprimtarinë e saj në vend.

Ministria e jashtme ruse citoi sot shqetësime rreth atyre që i quan përpjekje të USAID-it për të influencuar në proceset politike përmes shpërndarjes së granteve.

Ministria tha se USAID-i ka kohë deri më 1 tetor të mbyll aktivitetet e tij. Agjencia ka punuar në Rusi që pas përmbysjes së Bashkimit Sovjetik 20 vjet më parë, duke luftuar SIDA-n dhe tuberkulozin, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe duke luftuar trafikun njerëzor. Agjencia nxit gjithashtu demokracinë, respektin e të drejtave të njeriut dhe shoqërinë civile.

Zëdhënësja e Deparmatentit të Shtetit Victoria Nuland u tha gazetarëve dje se Rusia dërgoi një letër javën e kaluar ku thotë se nuk ka nevojë më për ndihmën amerikane.

Së fundmi kemi marrë një vendim nga qeveria ruse për t’u dhënë fund aktiviteteve të USAID-it atje. Përmes një letre u kemi thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare me ato që ka arritur USAID-I në Rusi gjatë 20 viteve të fundit dhe se ne do të punojmë me partnerët tanë dhe stafin për dhënien fund apo tranzicionin e këtyre programeve. Ndërkohë që prezenca fizike e USAID-it në Rusi do të marrë fund, ne mbetemi të vendosur në mbështetjen për demokraci, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e një shoqërie civile më të forte në Rusi.

Nuland nuk kritikoi lëvizjen e Kremlinit port ha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Rusia do të marrë përgjegjësi të plotë për të vazhduar punën e nisur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG