Lidhje

Rusia dhe Venezuela forcojnë lidhje ekonomike dhe politike

  • Zëri Amerikës

Rusia dhe Venezuela forcojnë lidhje ekonomike dhe politike

Rusia dhe Venezuela forcojnë lidhje ekonomike dhe politike

Rusia dhe Venezuela po i forcojnë lidhjet mes tyre. Kryeministri rus Vladimir Putin bëri të njohur gjatë një vizite në Karakas se vendi i tij mund t’i shesë Venezuelës armë me vlerën e deri në 5 miliardë dollarëve. Këto i shtohen 4 miliardë dollarëve armë që Venezuela ka blerë më parë nga Rusia. Disa analistë paralajmërojnë për pasojat e këtyre marrëdhënieve të afërta:

Kryeministri rus Vladimir Putin u prit me nderime të larta në një ceremoni zyrtare nga presidenti venezuelian Hugo Chavez në vizitën e tij të parë në vendin e Amerikës Jugore.

Ata biseduan për bashkëpunimin mes të dy vendeve për një qendër për hedhjen e satelitëve, për fillimin e programit të hapësirës nga Venezuela, një ndëmarrje të përbashkët për eksplorimin e naftës në lindje të Venezuelës dhe për një uzinë bërthamore.

Biseduam për energjinë bërthmaore, dhe jemi gati të fillojmë projektimin e një uzine bërthamore, me synime paqësore.

Përse uzinë bërthamore? Ky është një investim afatgjatë, tepër i kushtueshëm.

Analisti Peter Deshazo ve në pikëpyetje hollësitë e marrëveshjes.

Për këtë marrëveshje nuk ka patur transparencë sa duhet dhe është e vështirë të përcaktohet se sa para do të kushtojë ky projekt, sa janë shpenzuar dhe sa do të shpenzohen, cilat do të jenë hollësitë e tij. Asgjë nuk është e qartë.

Gjatë 5 vjetëve të fundit Venezuela ka blerë nga Rusia armë me vlerën e 4 miliardë dollarëve, përfshi avionë luftarakë, helikopterë të tipit MI-17 dhe 100 mijë Kallashnikovë. Kryeministri rus tha pas këtij udhëtimi se Venezuela do të blejë armatime të tjera, me vlerën e 5 miliard dollarëve nga Rusia. Shtetet e Bashkuara duan të dinë arsyen.

Ne po përpiqemi të kuptojnë se çfarë nevoje legjitime ka Venezuela për gjithë këto pajisje ushtarake.

Michael Shifter është president i grupit Inter-American dialogue për politikat e jashtme me seli në Washington. Ai thotë se bota duhet të shqetësohet për motivet që e shtyjnë Venzuelën të përpiqet të ketë një sasi të madhe armatimesh.

Synimet duken për arsye lufte dhe kjo mund të çojë në një sjellje të papërgjegjshme, që mund të sjellë pasoja serioze, pra mendoj se ka një problem.

Presidenti venezuelian thotë se arsyeja është për t’iu kundërvënë ndikimit amerikan në Amerikën Latine, sidomos, në Kolombi. Por motivi i rusëve është paksa i ndryshëm. Ekspertët, përfshi vetë zotin Putin, thonë se rusët e bëjnë këtë thjesht për arsye komerciale. Dhe ata thjesht po plotësojnë një kërkesë të tyren.

Në se SHBA nuk duan t’u shesin pajisje ushtarake vendeve të tjera dhe në veçanti Venezuelës, siç themi ne në Rusi, do të gjindet gjithmonë dikush për të plotësuar boshllëkun.

Disa besojnë se Rusia po përpiqet të provojë fuqinë e saj, në vendet pranë Shteteve të Bashkuara, në Amerikën Latine. Por premtimet për më tepër armë dhe marrëveshjet për programet e hapësirës, të naftës dhe energjisë bërthamore bëhen në një kohë kur si Rusia, edhe Venezuela ndeshen me probleme të brendshme tepër të mëdha.

Populli i varfër venezuelian ka mungesa për ujë, për energji elektrike. Mendoj se Chavez do ta ketë tepër e vështirë të merret me këto projekte të reja dhe besoj se ai do të përpiqet ta bëjë këtë.

Ndërkohë, të dy udhëheqësit po i forcojnë së tepërmi marrëdhëniet mes tyre. Zoti Chavez, në fund të takimit në Karakas, i dhuroi zotit Putin shpatën e Simon Bolivarit-simbolit të pavarësisë së Venezuelës.

XS
SM
MD
LG