Lidhje

Parlamenti rus miraton një ligj për tradhëtinë ndaj vendit


Ligji i debatueshëm bën krim dhënien e informacioneve të dëmshme organizatave të huaja jo-qeveritare

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi një ligj të debatueshëm për tradhëtinë ndaj vendit që e bën krim dhënien e informacioneve të dëmshme organizatave jo-qeveritare të huaja.

Kjo lëvizje i hap rrugën nënshkrimit të ligjit nga presidenti Vladimir Putin.

Ligji aktual e cilëson tradhëti të lartë, spiunazhin apo ndihma të tjera në ndaj një shteti të huaj që dëmtojnë sigurinë e Rusisë. Ligji i ri zgjeron atë duke përfshijë lëvizjet që bien ndesh me kushtetutën, sovranitetin territorial dhe integritetin e vendit.'' Legjislacioni i ri vlen edhe për organizatat ndërkombëtare, si dhe shtetet e huaja.

Javën e kaluar, grupi të drejtave të njeriut Human Rights Watch and dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton shprehën shqetësim rreth keqpërdorimit të mundshëm të ligjit.

Moska tha se ligji i ri synon të forcojë sigurinë.

Ligji për tradhëtinë pason kalimin e shpejtë të një sërë ligjesh të tjera këtë vit që kufizojnë liritë qytetare dhe ndikimin e huaj.
XS
SM
MD
LG