Lidhje

Rusët heqin dorë nga udhëtimet për festat

  • Daniel Schearf

Shumë rusë do t’i kalojnë pushimet dimërore në shtëpi këtë vit, për shkak të problemeve ekonomike dhe kufizimeve të udhëtimit. Qeveria ka vendosur kufizime për udhëtimet në Egjipt dhe Turqi, dy nga destinacionet më popullore të rusëve për pushime, pasi terroristët bombarduan një avion mbi Sinai dhe Turqia goditi një avion ushtarak rus përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Rusët preferojnë të udhëtojnë në dimër por shumë prej tyre do të festojnë në shtëpi këtë vit, për shkak të vështirësive ekonomike.

“Zakonisht pas Vitit të Ri, unë shkoj diku për një ose dy javë për pushime. Ose në pranverë. Por sigurisht, tani duhet ta mendoj mire”, - thotë Yelena Safronova, organizatore aktivitetesh.

Autoritetet kufizuan udhëtimet e preferuara në Egjipt dhe Turqi për shkak të shqetësimeve për sigurinë:

"Për pushimet e Vitit të Ri këtë radhë nuk po udhëtojmë, për shkak të gjendjes ekonomike dhe politike në botë dhe në vend”. Shpresojmë t’ia kalojmë mire”, thotë Svetlana Sorokina, instruktore aerobie.

Disa blerës ruse, po i shkurtojnë shpenzimet:

"Do të gjejmë para për dhurata por jemi të kufizuar për udhëtime. Dhe në përgjithësi është gjendje e tensionuar”, thotë Vitaly Antonenkov, një masazhator.

Megjithatë rusët i ka përfshirë atmosfera e festive dhe po gjejnë mënyra për të gëzuar:

“Nuk i kam mundësitë të shpenzoj shumë si për shembull për artikuj të shtrenjtë elektronikë e të tjera si këto. Por po bëjmë dhurata të vogla surprizë”, thotë Roman Gaidashov, nje ekspert për sigurinë e ushqimit.

“Viti i Ri njëherë vjen. Është si një dasmë ose funeral: Do që të kursesh, por nuk do ta bësh. Dua të them, që sado para të kesh do t’i shpenzosh të gjitha”, thotë Stas Klimushkin, një aktor.

Të tjerë mezi presin të kalojnë kohën me familjet e tyre.

“Nuk janë arsyet ekonomike që më bëjnë të mos iki jashtë vendit, por të rri në Rusi. Viti i Ri duhet festuar me familjen” thotë Ivan Andreev, një student.


Rusët shpresojnë që Viti i Ri të sjellë përmirësime në ekonominë dhe sigurinë e vendit të tyre.

XS
SM
MD
LG