Lidhje

Saimir Pirgu, me "Il Mio Canto" në SHBA

  • Laura Konda

Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, ka ardhur përsëri në Shtetet e Bashkuara, këtë radhë me repertorin e tij "Il mio canto", të cilin ai do ta interpretojë të shtunën në Nju Jork dhe më pas në Çikago.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Pirgu tha se e ka dhënë recitalin e tij në Firence, Tiranë, Vienë, Berlin, Paris, Tokio, Moskë por mes koncerteve më të sukseshme ku është pritur me ovacione, ai veçon Tiranën, Firencen dhe Tokion.

Mbas 10 vjetëve me një karrierë të suksesshme interpretimi operistik nëpër teatrot e botës, Saimir Pirgu, thotë se i lindi ideja që t’i regjistronte disa nga ariet më të suksesshme në një CD për publikun e gjerë, për të krijuar një memorje të tij si tenor.

Në repertorin e recitalit “Il mio canto”, ai ka përfshirë arie nga klasikët e muzikës operistike, si Donizetti, Bellini, Verdi, Gounod, Massenet dhe Puccini. Tenori Pirgu thotë se në Shtetet e Bashkuara ai do të japë dy koncerte, një në Nju Jork dhe një tjetër në Çikago.

Ai thotë se e bën të ndjehet krenar fakti që mes spektatorëve në Shtetet e Bashkuara, do të ketë edhe shqiptarë nga komuniteti i gjerë i shqiptaro-amerikanëve.

Pas koncerteve në Nju Jork dhe në Çikago, Saimir Pirgu do të kthehet në Europë, ku ai do të vazhdojë të interpretojë në opera, në qytetet e Veronës dhe atë të Barcelonës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG