Lidhje

Kryeministri grek Samaras në SHBA


DASH: Vizita e kryeministrit Samaras thekson fuqinë e marrëdhënieve amerikano-greke

Kryeministri grek, Antonis Samaras ndodhet në Shtetet e Bashkuara për vizitë 3-ditore ku do të takohet me udhëheqës politikë dhe të biznesit në Uashington e Nju Jork.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki thotë zoti Samaras do të takohet me Sekretarin e Shtetit John Kerry dhe Presidentin Barack Obama.

"Vizita e kryeministrit Samaras në Uashington thekson fuqinë e marrëdhënieve amerikano-greke. Sekretari Kerry do të rikonfirmojë mbështetjen e SHBA-së për Greqinë ndërsa ajo zbaton reformat kryesore strukturore për të krijuar një të ardhme më të begatë për popullin e saj. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu një gamë të gjërë çështjesh të interesit të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin e mbrojtjes, përpjekjet globale për të luftuar terrorizmin dhe bashkëpunimin rajonal."

Kulmi i vizitës tre-ditore të udhëheqësit grek është një takim sot me presidentin Obama.Vizita shihet si shprehje e mbështetjes për qeverinë greke ndërsa ajo përpiqet për të nxjerrë vendin nga vështirësitë e vazhdueshme financiare që kanë shkaktuar pakënaqësi të gjëra mes qytetarëve të saj.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zoti Samaras ka në plan gjithashtu për të vizituar zyrat e gazetës Washington Post e cila u shit kohët e fundit.

Z. Samaras do të ndalet edhe në Nju Jork, për bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, Kryetarin e Bashkisë Michael Bloomberg, dhe investitorë greko-amerikane.

XS
SM
MD
LG