Lidhje

Krerët e shteteve afrikane në Uashington


Presidenti amerikan Barak Obama ka mbledhur rreth 50 krerë shtetesh afrikane në Uashington për një takim të pazakontë të nivelit të lartë.

Uashingtoni shpreson të ndërgjegjësojë bizneset amerikane për mundësitë e investimeve në Afrikë.

Afrika është një nga kontinentet me rritje më të shpejtë ekonomike, është gjithashtu një nga kontinentet, ku Shtetet e Bashkuara janë më popullore. Por shumë biznese amerikane po tregohen të ngadalta për të investuar në Afrikë.

Takimi, i cili fillon të hënën pason përpjekje të ngjashme të bëra nga Kina, Bashkimi Evropian dhe Japonia, të cilët janë të gjithë të vetëdijshëm për pasuritë natyrore të Afrikës, si dhe të tregut të saj që përfshin qindra milionë njerëz të klasës së mesme.

Zyrtarët amerikanë thonë se katër udhëheqës afrikanë janë përjashtuar nga bisedimet - presidentët e Zimbabvesë, Sudanit, Eritresë dhe Republikës së Afrikës Qendrore.

XS
SM
MD
LG