Lidhje

Shefi i FBI: Çifti nga Kalifornia ishte radikalizuar prej kohësh


Kreu i Byrosë Federale të Hetimeve, James Comey thotë se dy autorët e sulmit në masakrën e javës së kaluar në San Bernardino të Kalifornisë ishin radikalizuar para se të lidheshin me njëri-tjetrin në internet dhe filluan të diskutojnë për xhihadin dhe martirizimin para dy vjetësh.

Drejtori i FBI-së, Comey tha para Komisionit Juridik të Senatit sot se Syed Rizwan Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik, ishin radikalizuar “prej shumë kohësh” para se të ndërmerrnin sulmin e San Bernardinos.

Çifti u martua vitin e kaluar.

Zoti Comey tha gjithashtu se të dy ata ishin frymëzuar nga grupe të huaja terroriste dhe i përshkroi si “ekstremistë të dhunshëm të kultivuar në vend”.

XS
SM
MD
LG