Lidhje

Tragetet në San Francisko


Në qytetet e mëdha amerikane, trafiku është një realitet stresues që u harxhon shumë kohë banorëve për të shkuar në punë e kthyer prej saj. Në San Francisco, një pjesë e banorëve po shfrytëzojnë tragetet, duke shmangur kështu jo vetëm trafikun e dëndur, por duke e bërë gjithë udhëtimin një përvojë të këndshme e qetësuese. Korespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton se tragetet janë një zgjidhje e vogël, por në rritje e problemit të transportit në zonën rreth Gjirit të San Franciskos.

Autobuzët që funksionojnë përmes sistemit historik të teleferikut në San Francisco, ndihmojnë tursitët të lëvizin nëpër qytet. Por vendasit përdorin makinat, taksitë, transportin publik, dhe sistemin efikas të trenave të quajtur BART. Por dy sisteme tragetësh në Gjirin e San Franciscos ofrojnë një mënyrë më të këndshme për të shkuar në punë, thotë Dan Haggerty.

“Udhëton më shpejtë se me trenat. Dhe nuk ka asgjë më të bukur se sa të udhëtuarit në oqean në mëngjes dhe kur kthehesh nga puna. Është relaksuese.”

Pasagjerja Christine Loehrlein thotë se udhëtimi me traget është më mirë se sa ngarja e makinës në autostradë.

“Është një përvojë shumë më e këndshme se sa vetmia në makinë. Këtu je në ajër të hapur dhe komunikon më shumë me njerëzit. Në traget, njerëzit janë me të vërtetë, shumë miqësore.”

Sido që të jetë moti, Bob Bodnar është gjithmonë në traget.

“Është gjithmonë mirë të udhëtosh me traget. Asnjëherë nuk pendohem kur udhëtoj me të në vend të trenit.”

Ernest Sanchez i kompanisë San Francisco Bay Ferry thotë se çdo anije është si makinë e madhe në Gjirin e San Franciscos.

“Disa nga anijet tona mund të mbajnë, për shembull, deri në 388 pasagjerë, dhe pra është si një makinë e madhe për të gjithë këta pasagjerë. Ne përfitojmë rrugët natyrore, ato të Gjirit, dhe kështu e zgjidhim problemin e trafikut.”

Operatori i sistemit, një organ qeveritar rajonal, ka plane për zgjerimin e rrugëve detare edhe në qytetet e tjera të Gjirit si Richmond dhe Berkeley.
Ndërkohë po vazhdodn puna të zhvilluar teknologji që mund t’i bëjnë anijet më të efektshme. Shfrytëzimi i energjisë së erës është një prej alternativave që po studiohen. Një pajisje që i ngjan velave, por me përbërje karboni, që mund t’i bashkëngjitet motorëve, tregon se mund të kursejë deri në 25 për qind të karburantit. Tim Lipman i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, studion transportin në tokë e në ujë:

“Mund të mbash anijen në një kurs të caktuar lundrimi duke përdorur thjesht velën, ndërsa në se duhet të ndryshosh kurs, atëhere përdor motorrët.”

Tragetet hibride me vela eksperimentale duan edhe disa vite që të përdoren, por tragetët modernë janë një mënyrë udhëtimi e këndshme për mijëra banorë të zonës së San Franciscos.
XS
SM
MD
LG