Lidhje

Studimi zbulon gjendjen kritike tek mediat


Rreth 32 për qind e gazetarëve janë pa kontrata pune.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe OSBE publikuan sot një raport mbi informalitetin në mediat shqiptare, nga doli se rreth 32 për qind e gazetarëve janë pa kontrata pune. Studimi i bazuar në një anketim të 500 gazetarëve në të gjithë vendin nxorri se çereku i gazetarëve të anketuar në televizione dhe gazeta shprehen se e kanë të paqëndrueshme punën e tyre, ndërsa 35 për qind e gazetarëve se nuk janë mbështetur me financime nga pronarët, kur janë shkëputur nga puna për arësye shëndetësore.

Studim mbi gjendjen e punësimit të gazetarëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Rreth 58 për qind e gazetarëve të anketuar mendojnë se procedura e marrjes në punë është e paqëndrueshme dhe e papranueshme. Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, thotë se situata sa vjen e përkeqësohet, jo vetëm me mungesën e kontratave por tashmë edhe të pagave mujore të gazetarëve; shumë prej tyre kanë 6 deri në 12 muja pa marrë pagat.

Një numër i madh gazetarësh deklarojnë se ekziston një diferencë e madhe midis viteve reale të punës në një media dhe viteve të punës me një kontratë të rregullt. Vetëm 42 për qind e gazetarëve kanë patur kontratë të rregullt, 26 për qind kanë patur kontratë me shkëputje, ndërsa rreth 32 për qind kanë punuar pa patur asnjë kontratë. Pjesa më e madhe e kontratave janë hartuar nga pronari, dhe rreth 60 për qind e tyre nuk noterizohen fare.

Vetëm një numër fare i vogël rreth 10 për qind u janë drejtuar gjykatës për probleme të ndryshme ; pushim nga puna, probleme me pagesat konflikte mbi politikën dhe të drejtën e autorit. Mbi 26 për qind e tyre kanë menduar të shkojnë në gjykatë por nuk e kanë bërë këtë për shkak se nuk kanë besim te sistemi gjyqësor, nga kostoja e lartë e gjyqeve, si dhe për shkak të kërcënimeve nga punëdhënësi.
XS
SM
MD
LG