Lidhje

Sen. Sanders mbështet Hillary Clintonin


Senatori Bernie Sanders shprehu sot mbështetjen për kandidaturën e Hillary Clintonit brenda partisë demokrate, duke u tërhequr nga një garë ku ai ishte rivali i saj kryesor.

Zoti Sanders u shfaq në krah të zonjës Clinton në një aktivitet fushate të në shtetin verilindor New Hampshire, duke thënë se ajo e ka fituar procesin e emërimit të Partisë Demokrate dhe shtoi se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur që ajo të fitojë.

Një javë më parë Presidenti Barack Obama, u shfaq në një takim në shtetin e Karolinës së Veriut me zonjën Clinton. Ajo e merr zyrtarisht emërimin në konventën e Partisë Demokrate në fund të këtij muaji.

Zoti Sanders kishte këmbëngulur se nuk do të hiqte dorë nga gara, por fushata e tij e ka bërë gjithashtu të qartë se do të bëjë ç’të jetë e mundur për të mundur kandidatin republikan, Donald Trump.

Zoti Trump do të jetë i pari që do të marrë mbështetjen zyrtare të partisë së tij, kur republikanët të mbajnë konventën e tyre javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG