Lidhje

Juria shpall fajtor Jerry Sanduskyn


Jerry Sandusky after the jury's verdict
Jerry Sandusky after the jury's verdict

Juria arriti në përfundimin se ish ndihmës trajneri i futbollit i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë ishte fajtor për abuzim seksual të 10 djemve

Juria në gjyqin e ish ndihmës trajnerit të futbollit amerikan në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Jerry Sandusky arriti në përfundimin se ai ishte fajtor për 45 nga 48 akuzat për abuzim seksual të 10 djemve gjatë një periudhe prej mbi një dekade.

Sandusky u shoqërua nga gjykata në Bellefonte të Pensilvanisë nën pranga dhe u dërgua në një burg aty pranë për formalitetet. Juria e mori vendimin pas 21 orësh diskutimesh.

Anëtarët e jurisë dëgjuan për shtatë ditë dëshmi, përfshirë deklaratat e tetë prej 10 personave që thanë se kishin qenë viktima të abuzimit në një periudhë që kapte 15 vjet. 68 vjeçari Sandusky nuk dëshmoi në mbrojtje të vetvetes. Pas vendimit, një turmë njerëzish që ishte mbledhur në shkallën e gjykatës brohoriti, ndërsa gruaja e Sanduskyt iku duke iu shmangur turmës dhe përqafoi disa përkrahës.

Një nga avokatët e Sanduskyt, Joe Amendola u tha më pas gazetarëve se vendimi ishte i pritshëm dhe se mbrojtja do të ndjekë disa çështje lidhur me një apel të mundshëm.

Sipas ndëshkimit, Sandusky përballet me burgim të përjetshëm. Data për shpalljen e dënimit nuk është caktuar.
XS
SM
MD
LG