Lidhje

G-7, Përgatitje për sanksione të reja kundër Rusisë

  • Michael Bowman

G7

G7

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre në Grupin e Shtatëshes po vendosin sanksione të reja kundër Rusisë. Sanksionet ekzistuese nuk e kanë ndryshuar qëndrimin rus nga Ukrainës dhe Moska vazhdon të përforcojë dislokimet e trupave pranë kufirit, ndërkohë që ende nuk ka shenja premtuese për ndalim tensionesh në Ukrainën lindore:

Kriza në Ukrainën lindore vazhdon të shkallëzohet. Grupe të armatosura pro-ruse kanë ndaluar vëzhgues evropianë dhe mbajnë të ndaluar oficerë ukrianas. Ndërtesat e qeverisë mbeteten të rrethuara nga barrikadat dhe disa banorë vazhdojnë përpjekjet për autonomi nga Kievi.

Gjatë vizitës në Malajzi, Presidenti Barak Obama tha se trazirat në Ukrainën lindore po thellohen dhe ai fajësoi Moskën për situatën:

"Rusia nuk ka lëvizur as gishtin për të ndihmuar. Në fakt, kemi prova të forta se Moska po nxit aktivitetet që janë vërejtur në Ukrainën lindore dhe jugore”.

Zyrtarët e administratës thanë se sanksionet kundër qarqeve të brendshme të Presidentit Putin do të zgjerohen:

"Do të vazhdojmë të rrisim pasojat ndaj Rusisë, e cila po kundërshton rrugët diplomatike”.

Disa ligjvënës amerikanë kanë kërkuar sanksione edhe më të forta kundër disa sektorëve të ekonomisë ruse. Por zoti Obama dukej se ishte kundër idesë së masave të njëashme për të ndëshkuar Moskën:

"Do të jemi në pozitë më të fortë për t’iu kundërvënë Moskës, kur zoti Putin ta shohë se bota është e bashkuar dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa flasin me një zë, dhe jo ta trajtojmë këtë si një konflikt ruso-amerikan”.


Rusia thotë se po vepron për të mbrojtur popullatën ruse në Ukrainë nga qeveria e re e Kievit, të cilën Moska e konsideron të paligjshme dhe si kërcënim ndaj interesave ruse.

Në Kiev, ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko përshëndeti vendosjen e saknsioneve më të forta kundër Rusisë:

"Besoj se sanksionet do të jenë të efektshme. Do të doja që këto sanksione të jenë aq të forta sa ta detyrojnë Presidentin Putin të ndalë agresionin, të kthehet në territorin e vendit të tij dhe të ndalë destabilizimet”.

Ndërkaq, forca të reja amerikane po mbërrijnë në vendet e NATO-s në Evropën Lindore për manovra ushtarake me synimin për t’i dërguar mesazh Moskës. Një komandant amerikan tha “Nëse Lituania ka nevojë për NATO-n, e garantoj se NATO-ja do të përgjigjet”.
XS
SM
MD
LG