Lidhje

Sannino: Shqipëria të mbajë lart ritmin e reformave


Sannino: Shqipëria të mbajë lart ritmin e reformave
Sannino: Shqipëria të mbajë lart ritmin e reformave

Në Shqipëri Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian Stefano Sannino kërkoi sot që vendi të mbajë lart ritmin e reformave të nevojshme për integrimin europian. Zoti Sannino nisi sot një vizitë në Tiranë për të parë konkretisht hapat e bëra për realizimin e objektivave të vendosura nga Brukseli.

Zoti Sannino ka vizituar Tiranën dy herë të tjera, vitin e kaluar pasi Brukseli rrëzoi sërish në muajin tetor, dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Falë edhe ndërmjetësimit të tij, nëntorin e kaluar shumica dhe opozita arritën një marrëveshje për realizimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, si dhe nisën punën për ligjet me tre të pestat e zgjodhën në mënyrë konsensuale Avokatin e Popullit.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë në mënyrë të qëndrueshme. Perspektiva europiane është një arritje e të gjithë vendit, e të gjitha forcave politike dhe e kontributit të tyre, dhe jo vetëm e një pale të caktuar”, deklaroi zoti Sannino në përfundim të takimit me ministrin e Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto. Zoti Sannino ka patur bisedime me autoritetet më të larta të vendit si dhe ka qenë i pranishëm në Komisionin parlamentar të integrimit ku po diskutohet rishikimi i Planit të veprimit për 12 prioritetet që Shqipëri aduhet të përmbushë. Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit I Be gjatë vizitës në Tiranë ka nënvizuar se “ky është një vit vendimtar për Shqipërinë dhe për institucionet e Bashkimit Evropian, që do të vendosin për angazhimet e saj në këtë kuadër”

XS
SM
MD
LG