Lidhje

Dhunë në Santiago të Kilit


Dhuna shpërtheu gjatë natës pas nderimeve mbarëkombëtare për viktimat e grushtit ushtarak që solli Augusto Pinoçetin në pushtet 40 vjet më parë

Dhuna shpërtheu në Santiago të Kilit gjatë natës pas nderimeve mbarëkombëtare për viktimat e grushtit ushtarak që solli Augusto Pinoçetin në pushtet 40 vjet më parë.

Protestuesit dhohën bomba me gasoline mbi policinë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Media lokale njoftoi se dhjetra persona janë ndaluar.

Dhuna pasoi ceremony me qirinj të ndezur në disa qytete, përfshi Santiagon, për të nderuar personat që gjetën vdekjen apo u zhdukën gjatë diktaturës brutale të Pinoçetit.

Presidenti kilian Salvador Allende vrau veten për të mos rënë në duart e trupave të Pinoçetit. Pinoçeti vdiq në vitin 2006 kur ishte nën arrest shtëpiak pa u gjykuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG