Lidhje

Kandidati republikan Rick Santorum fiton terren në zgjedhjet paraprake

  • Suzanne Presto

Kandidati republikan Rick Santorum fiton terren në zgjedhjet paraprake

Kandidati republikan Rick Santorum fiton terren në zgjedhjet paraprake

Këtu në Shtetet e Bashkuara, mbështetja për Kandidatin republikan për president Rick Santorum është shtuar në anketat e fundit para zgjedhjeve paraprake që po mbahen sot në Iowa.

Michele Bachmann, Rick Perry dhe Newt Gingrich kanë qenë pretendentët kryesorë në garën republikane për të marrë emërimin e partisë për president.

Tani një tjetër konkurrent është duke përjetuar një valë të popullariteti.

Rick Santorum, ish-senator 53-vjeçar nga Pensilvania, në sondazhet e kohëve të fundit ka patur rritje të mbështetjes. Ai ka shërbyer në Kongres për 16 vjet deri sa ai e humbi vendin e tij në senat në vitin 2006.

Zoti Santorum është betimtar katolik i përkushtuar dhe babai i shtatë fëmijëve. Ai thotë:


“Unë e quaj këtë, turne të besimit, familjes dhe lirisë sonë. Një javë më parë kam thënë që ne duhet në fakt të ndryshojmë këtë sllogan në: besimi plus familjen është i barabartë me lirinë.”


Santorum kundërshton abortin dhe zgjerimin e të drejtave për homoseksualët. Kërkesat e tij janë tërheqëse për shumë votues të krishterë evangjelistë.

James Lindsay është studiues i politikës së brendshme në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington.

Natyrisht, një nga grupet e mëdha të votuesve në shtetin e Ajovës janë konservatorët e çështjeve sociale, evangjelistët, shumë prej të cilëve i vënë një rëndësi të madhe, për shembull, marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Izraelin.” - thotë ai

Këtë temë zoti Santorum e trajtoi në një debat muajin e kaluar, ku tha:

“Izraelitët kanë të drejtë të vendosin se çfarë ndodh në vendin e tyre, përfshirë Bregun Perëndimor sepse edhe ajo zonë është tokë e Izraelit.”

Pikëpamjet e kandidatit Rick Santorum janë në kundërshtim me politikën amerikane. Uashingtoni vazhdimisht i ka bërë presion Izraelit të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Zoti Santorum gjithashtu thotë se ai do të bombardonte centralet bërthamore në Iran, përveç në rastet kur ato janë të hapura për inspektim nga inspektorët ndërkombëtar.

Megjithë popullaritetin e kohëve të fundit zotit Santorum, disa analistë politikë thonë se nuk është e qartë se sa energji dhe fuqi ka fushata e tij.

Steffen Schmidt është studiues politik në universitetin shtetëror të Ajovës. Ai thotë:

“Unë mendoj se Rick Santorum nga fundi papritmas ka përjetuar një ringjallje politike këtu, por unë nuk jam i sigurt se Rick Santorum gëzon mbështetje në shumë vende të tjera dhe nuk mund të bëjë fushatë në vende tjera. Ai nuk ka burime financiare, kështu që unë mendoj se ai nuk do ta vazhdojë fushatën e tij.”

Por Santorum ka fituar terren ndaj pretendentëve kryesorë republikan.

Në fushatat e kaluara, suksesi në Iowa i ka ndihmuar kandidatët të mbledhin fonde shtesë për fushatën e zgjedhjeve paraprake.

XS
SM
MD
LG