Lidhje

Kandidati republikan Rick Santorum largohet nga gara presidenciale


Kandidati presidencial republikan Rick Santorum njoftoi se po e pezullon fushatën.

Santorum e bëri njoftimin të martën në Gettysburg të Pensilvanisë, vetëm një ditë pasi vajza e tij Bella doli nga spitali ku ajo kaloi tre ditë dhe ku u mjekua nga një sëmundje e rrallë gjenetike e quajtur Trisomy 18.

Santorum tha se sëmundja e saj e bëri familjen të peshojë vendimin e tij për të lënë garën. Ai tha se familja ka në plan të shpenzojë shumë më tepër kohë me Bellën në të ardhmen.

Santorum, ish-senator nga Pensilvania, po përgatitej të përballonte një garë të ashpër këtë muaj me kandidatin republikan, Mitt Romney, i cili kryeson në kampin republikan.

XS
SM
MD
LG