Lidhje

Santorum, republikani më i fundit që hyn në garën për Shtëpinë e Bardhë


Santorum, republikani më i fundit që hyn në garën për Shtëpinë e Bardhë
Santorum, republikani më i fundit që hyn në garën për Shtëpinë e Bardhë

Ish senatori amerikan, Rick Santorum është republikani më i fundit që hyn zyrtarisht në garën presidenciale për Shtëpinë e Bardhë të vitit 2012, duke u bashkuar kështu me një numër kandidatësh republikanë, që shpresojnë të fitojnë kundër Presidentit Barak Obama.

Duke folur sot në shtetin e tij të Pennsylvanisë, zoti Santorum falenderoi përkrahësit dhe tha se po kandidon sepse ka guxim të luftojë për Amerikën. Ai tha se Presidenti Obama ka bërë një punë jo të mirë në administrimin e vendit, madje e akuzoi zotin Obama se ka dëmtuar ekonominë dhe se ka një politikë të jashtme të dobët.

Zoti Santorum është konservator për sa i përket çështjeve shoqërore. Ai u shtohet rradhëve të republikanëve të tjerë, që së pari shpresojnë të sigurojnë emërimin e partisë për t’u ndeshur pastaj në nëntor të vitit 2012 me presidentin Obama.

Kandidatët e tjerë janë ish guvernatorët e shteteve Mitt Romney dhe Tim Pawlenty, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, dhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Ron Paul, nga Teksasi.

53 vjeçari Santorum ka shkuar shpesh në shtete të rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale, si në Iowa, New Hampshire dhe Karolina e Jugut. Por sipas një ankete të opinionit publik, Gallup, ai gëzon mbështetjen e vetëm 2 për qind të votuesve të mundshëm.

XS
SM
MD
LG