Lidhje

Veçori të reja në menaxhimin turistik të Sarandës

  • Raimond Kola

Drejtuesit e Bashkisë thonë se këtë vit vihet re një rritje e turistëve të huaj, madje edhe përfshirja e tyre në sipërmarrje turistike

Në Sarandë sezoni turistik ka nisur me mjaft veçori të reja. Drejtuesit e Bashkisë së qytetit thonë se këtë vit vihet re një rritje e turistëve të huaj, madje edhe përfshirje e tyre në sipërmarrjet turistike. Bashkia këtë vit për herë të parë po merret me menaxhimin e plazheve publike, duke konkuruar sipërmarrjet private. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Cipa përshëndeti hapat e hedhura nga qeveria për zbutjen e memorandumit të skafeve dhe kërkoi më shumë investime sidomos në infrastrukturën rrugore.

XS
SM
MD
LG