Lidhje

Sarandë: Gjykata dënon përgjegjësit për mbytjen e 5 emigrantëve të paligjshëm

  • Raimond Kola
  • Zëri Amerikës

Sarandë: Gjykata dënon përgjegjësit për mbytjen e 5 emigrantëve të paligjshëm

Sarandë: Gjykata dënon përgjegjësit për mbytjen e 5 emigrantëve të paligjshëm

Gjykata e Sarandës i ka dhënë fund një prej proceseve gjyqësore më të rëndësishme të këtyre kohëve të fundit në këtë qytet . Katër persona të akuzuar për mbytjen në Liqenin e Butrintit të pesë personave që synonin të kalonin drejt Greqisë si emigrantë të paligjshëm më 19 tetor të vitit 2008 u gjetën fajtorë dhe u dënuan me rreth 60 vite burg.

Mes viktimave që u mbytën në liqen ishte dhe një grua me vajzën e saj trevjecare. Trupi gjykues në gjykatën e qytetit bregdetar jugor , ka dënuar me 21 vjet burg Hiqmet Sollakun nga Fieri, i cili u gjet fajtor si autori i organizimit të trafikut të emigrantëve të paligjshëm .

Ndërsa bashkëpunëtori tjetër në këtë vrasje Dashamir Mane, u dënua me 17 vite burg. Dy persona të tjerë morën dënime përkatësisht me 16 dhe 5 vite burg. Por këta dy persona ende nuk janë arrestuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të gjithë të dënuarit kanë marrë nga gjykata edhe një ndëshkim tjetër atë të pagesës së një gjobe prej 8 milionë lekësh (rreth 80 mijë dollarë amerikanë) për sejcilin. Ngjarja e Tetorit të dy viteve më parë në Liqenin e Butrintit është nga më të rëndat e incidenteve me emigrantët e paligshëm gjatë këtyre viteve të fundit.

Grupi i emigrantëve u transportua nga trafikantët me një varkë të vogël përmes Liqenit të butrintit për ti shpëtuar një patrulle policore. Por përmbysja e varkës në mes të liqenit kishte sjellë edhe pesë viktimat , trupat e disa prej të cilëve u gjetën me disa ditë vonesë nga polumbarët e policisë.

Ngjarja e atëhershme kishte shkaktuar reagime të forta të policisë e cila disa muaj më vonë kishte arritur të frenonte plotësisht trafikun në këtë zonë ndërkufitare me Greqinë .



XS
SM
MD
LG