Lidhje

Sarkozi, thirrje Bankës Botërore të financojë për energjinë bërthamore


Presidenti francez Nikolas Sarkozi po i bën thirrje Bankës Botërore dhe huadhënësve të tjerë që të braktisin politikat e tyre të vjetra kundër financimit të projekteve për centrale bërthamore.

Duke folur të hënën në një konferencë në Paris mbi energjinë berthamore, zoti Sarkozi tha se vendet e varfëra kanë nevojë dhe meritojnë të kenë energji bërthamore. Ai tha se kufizimi i tyre ndaj një teknologjie të tillë mbyll derën për përparim dhe jetë më të mirë për ata që nuk kanë asgjë.

Franca mbështetet në energjinë bërthamore për rreth dy të tretat e elektriciteti që konsumon ai vend. Zoti Sarkozi e quan energjinë bërthamore si një mjet të pazëvendësueshëm në luftën kunder ngrohjes globale.

Presidenti amerikan Barak Obama, po ashtu ka bërë thirrje për centrale të reja berthamore për të plotësuar nevojat e Amerikës për energji.

Por kundërshtarët ndaj energjisë bërthamore thonë se mbetjet janë të rrezikshme dhe se teknologjia mund të bjerë në duart e terroristëve.



XS
SM
MD
LG