Lidhje

Sarkozi përsërit kundërshtimit ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE


Sarkozi përsërit kundërshtimit ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE
Sarkozi përsërit kundërshtimit ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE

Presidenti francez Nikolas Sarkozi i ka qëndruar kundërshtimit të tij ndaj anëtarësimit të Turqisë në Bashkimit Evropian, dhe ka propozuar që vendit me shumicë myslimane t’i jepet statusi i partnerit të privilegjuar në bllok.

Zoti Sarkozi e bëri këtë ofertë sot gjatë një vizite në Ankara, e cila nuk u mirëprit nga udhëheqja turke.

Presidenti turk Abdulla Gyl tha se pret që vendet e BE-së të kontribuojnë në procesin e anëtarësimit të vendit të tij.

Ankaraja ka thënë se do të ketë statusin e anëtarit me të drejta të plota dhe nuk do të pranojë statusin e partnerit special.

Turqia i filloi negociatat për anëtarësim në tetor 2005. Bisedimet ngecën mbi çështjen e ishullit të ndarë gerko-turk të Qipros, dhe pastaj ndeshën edhe një pengesë tjetër të madhe kur zoti Sarkozi u bë president i Francës në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG