Lidhje

Sarkozi reagon ndaj shkrimit se Gadafi kishte ofruar fonde për fushatën e tij


Presidenti francez Nikola Sarkozi thotë se do të ngrejë akuza kundër një faqeje interneti që ka shkruar se ish-diktatori libian Moamar Gadafi kishte ofruar t’i jepte zotit Sarkozi 50 milionë dollarë për të financuar fushatën e tij presidenciale.

Faqja elektronike Mediapart njoftoi të shtunën se kishte në disponim një dokument libian të vitit 2006, të nënshkruar nga shefi i atëhershëm i shërbimeve libiane të zbulimit, Musa Kusa, ku bëhej fjalë për ofertën.

Zoti Sarkozi i tha kanalit televiziv France 2 se pretendimi ishte absurd dhe se do të ngrente padi gjyqësore para se të përmbyllte fushatën presidenciale.

Nikola Sarkozi ishte ndër nismëtarët e ndërhyrjes ushtarake të Perëndimit që ndihmoi për ta rrëzuar nga pushteti diktatorin libian në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG