Lidhje

Presidenti francez bën thirrje për shtimin e masave në kontrollet kufitare

  • Zëri Amerikës

Presidenti francez Nicolas Sarkozy thotë se vendi i tij mund të pezullojë anëtarësimin në zonën Shengen të Bashkimit Evropian pa viza nëse nuk bëhen përparime në kontrollimin e imigracionit ilegal në Evropë.

Presidenti po ashtu sugjeroi që Franca të zbatojë një ligj që t'u kërkojë qeverive të blejnë prodhime të bëra brenda Bashkimit Evropian, të ngjashme me aktin që ka Amerika.

Zoti Sarkozy i bëri premtimet sot gjatë një fushate në veri të Parisit. Anketat tregojnë se ai ndodhet pas socialistit Francois Hollan në votimet që do të zhvillohen muajin tjetër.

XS
SM
MD
LG