Lidhje

Sarkozy: francezëve të lindur jashtë t’u hiqet shtetësia nëse kryejnë dhunë kundër rendit

  • Zëri Amerikës

Sarkozy: francezëve të lindur jashtë t’u hiqet shtetësia nëse kryejnë dhunë kundër rendit

Sarkozy: francezëve të lindur jashtë t’u hiqet shtetësia nëse kryejnë dhunë kundër rendit

Presidenti francez Nicolas Sarkozy thotë se qytetarëve francezë të lindur jashtë vendit, duhet t’u hiqet shtetësia nëse janë fajtorë për dhunë kundër zyrtarëve të rendit.

Zoti Sarkozi bëri thirrje për këtë masë në një fjalim në qytetin juglindor të Grenobles, ku këtë muaj, protestuesit dogjën makina, u vunë zjarrin dyqaneve dhe hapën zjarr ndaj policisë ndërsa protestonin kundër goditjes me armë të një të dyshuari për vjedhje.

Udhëheqësi francez tha gjithashtu se duhet të bëhet më e vështirë për fëmijët e lindur në Francë nga prindër që nuk janë qytetarë francezë që të marrin shtetësinë nëse kanë kryer krime kur kanë qenë të rinj.

Të mërkurën, zoti Sarkozi urdhëroi policinë që të shkatërronin mbi 300 kampe romësh dhe të përzinte emigrantët e paligjshëm romë si pjesë e një nisme për të luftuar krimin.

Zoti Sarkozi i quajti kampet burim trafiku të paligjshëm dhe prostitucioni. Ai tha se ata shfrytëzojnë fëmijët dhe i kthejnë në lypës.

XS
SM
MD
LG