Lidhje

Sarkozy shënon përvjetorin e Luftës së Dytë Botërore me Presidentin e ardhshëm, Hollande

  • Zëri Amerikës

Në ceremoninë e tij të fundit para largimit nga pushteti, presidenti francez Nicolas Sarkozy udhëhoqi festimet përkujtimore që u mbajtën sot në Paris, me rastin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Zoti Sarkozy, së bashku me presidentin e porsa-zgjedhur François Hollande, doli para memorialit të luftës në Harkun e Triumfit.

Ky monument-ikonë e Francës ka domethënie të veçantë për Luftën e Dytë Botërore, pasi trupat naziste nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit marshuan përmes tij kur Gjermania naziste pushtoi Francën në vitin 1940.

Harku i Triumfit është po ashtu vendi ku trupat e Aleatëve, përfshirë shumë ushtarë amerikanë, festuan fitoren e mbi Gjermnaisë naziste 67 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG